Pozhari: Sot harami po ju del atyre që privatizuan egërsisht, po vjen era shtet!

Aktuale

Pozhari: Sot harami po ju del atyre që privatizuan egërsisht, po vjen era shtet!

Nga: M.L. Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:56
Xhevdet Pozhari

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

Ky vendim është mirëpritur në opinion. Analisti Xhevdet Pozhari, nëpërmje një postimi në Facebook, ka rikujtuar kohën kur Policia e Kosovës i pati nxjerrë zvarrë dhe me dhunë punëtorët pas shitjes së kësaj ndërmarrje.

Sipas tij, me veprimin e sotëm, po vjen era shtet.

Postimi i plotë:

AKP ka konfirmuar se e ka marrë në administrim ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding”, apo ish-ndërmarrjen “NBI Suhareka”.

Si sot më kujtohet kur Policia e Kosovës i pati nxjerrë zvarrë dhe me dhunë punëtorët pas shitjes së kësaj ndërmarrje.

Djersa e punëtorit të ndershëm të vret. Dhe, sot harami po ju del atyre që privatizuan egërsisht. Ndërsa, ndërmarrja po ju kthehet atyre që ju përket- njerëzve që ia kushtuan një jetë e ndershmëri zhvillimit të saj.

Po vjen era shtet! Definitivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat