Gjykata nxjerrë urdhëresë për ta sjellë me detyrim në seancë ministrin Xhelal Sveçla

Aktuale

Gjykata nxjerrë urdhëresë për ta sjellë me detyrim në seancë ministrin Xhelal Sveçla

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:16
Xhelal Sveçla

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjelle me detyrim në seancë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhe Agron Kabashit, pasi që të njëjtin munguan në seancën e së enjtes.

Xhelal Sveçla, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj po akuzohen se në qershor të vitit 2013 kishin hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë ku ishin lënduar lehtë katër policë.

Një vendim i tillë është marr nga gjykatësi i rastit Eroll Gashi.

Kjo, pasi që për të akuzuarit Sveçla dhe Kabashi gjykata kishte prova se të njëjtit ishin ftuar në mënyrë të rregullt ndërsa mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat