Jeta Xharra jep një propozim për krizën me energji, e mbështet edhe ish-ambasadori Bosch

Aktuale

Jeta Xharra jep një propozim për krizën me energji, e mbështet edhe ish-ambasadori Bosch

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 16:30
Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra, ka propozuar që në Kosovë të vendosen panele solare mbi kanale të ujit, të cilat prodhojnë energji elektrike.

Duke marrë shembull rastin e Indisë, Xharra ka thënë se një projekti i tillë nuk është i pamundur në Kosovë, përcjell Bota sot.

"Panele solare që janë duke u instaluar mbi kanale të ujit në Indi. Përveç që sjellin rrymë, e pengojnë evaporimin e ujit, nuk harxhojnë tokë shtesë dhe i mbajnë panelet ftoftë. Nuk është e pamundur me u bo këto as në Kosovë, në të cilën planifikojmë vetëm qysh me zgjidh kriza energjetike kur ndodhin e nuk mendojmë 1-3-4-5 vite përpara me nis projekte të vogla, që gjenerojnë më shumë rrymë", ka shkruar Xharra në një postim në Facebook.

Kjo metodë ia ka tërhequr vëmendjen edhe ish-ambasadorit të Holandës në Kosovë Robert Bosch, i cili ka pyetur se ku mund të vendosen këto panele. 

"Interesante, por ku t'i vendosni? Më mirë për të gjitha shtëpitë me subvencione shtetërore?!", ka shkruar ai në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat