Avokati tregon se kur mund të nisë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Avokati tregon se kur mund të nisë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:45
Fot ilustrim "Bota sot"

Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale në Hagë, Taulant Hodaj, ka folur mbi konferencës e ecurisë së çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Hodaj tha se kjo konferencë mbi ecurinë e çështjes është në vijim të përgatitjes së lëndës për tu bartur në gjykim, dhe sipas tij, pothuajse ky është fundi i shqyrtimit paraprak.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme kur edhe është mbajtur seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes, mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve, ka kritikuar ZPS-në se nuk i ka zbuluar të gjitha dokumentet, sidomos ato që lidhen me shfajësimin e të akuzuarve.

Në lidhje me këtë, Hodaj tha se ligjërisht, prokuroria nuk do të duhej të fshehte informacione, por në praktikë ndodh një gjë e tillë.

“Prokuroria apriori nuk do të duhej të fshehte informacione, por në praktikë ndodh që prokuroria e ndërton rastin e vetë dhe do ta mbrojë rastin e vetë, dhe e mbron rastin me ato prova që mendon se janë fajësuese, por do të duhej t’ia jap mbrojtjes dhe mbrojtja është ajo që i përpunon ato prova dhe e argumenton”, është shprehur Hodaj në “Info Magazine”.

Tutje, ai tha se ndonëse çështja ndodhet në fund të shqyrtimit paraprak, gjykimi i ish-krerëve të UCK-së pritet të nis tek pas pushimeve të verës, përkatësisht muajt shtator ose tetor.

Ndërsa, sa i përket refuzimeve nga ana e prokurorisë për lirime me kusht, Hodaj tha se janë duke pritur një lirim të apelit në lidhje me kërkesën e mbrojtjes që ka dhënë garancion nga Policia e Kosovës dhe mund të ketë një surprizë të mirë për këtë.

“Ka në vazhdimësi refuzime, por jemi duke pritur një vendim të apelit në lidhje me kërkesën e mbrojtjes  që ka dhënë garancion nga Policia e Kosovës. Rasti është duke u trajtuar në dhomën e apelit dhe mendoj se kjo është faza më e mirë e mundshme që e kanë pasur të akuzuarit, ndërsa tani apeli e ka fjalën e vetë dhe mund të ketë një surprizë për të mirë, por vështirë e besueshme sepse Gjykata Speciale thuajse është krijuar për këta njerëz dhe duan t’i kenë atje”, ka thënë Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat