Paralajmërimi i Durmishit: 53 milionëshi nuk është aktakuza e vetme për Pal Lekajn&CO

Aktuale

Paralajmërimi i Durmishit: 53 milionëshi nuk është aktakuza e vetme për Pal Lekajn&CO

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 23:59
Hysen Durmishi

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj lidhur me 53 milionëshin.

Durmishi ka thënë se kjo nuk do të jetë aktakuza e fundit për Lekajn.

Ai uron që drejtësia të funksionoj dhe Lekaj të marr dënimin e merituar.

Postimi:

Eset Berisha ishte shkarkuar në Qeverinë Kurti 1 nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil. Kishte ngritur padi ndaj Qeverisë dhe e kishte marrë përgjigjen nga gjykata se shkarkimi ishte i ligjshëm.

Tani do të ballafaqohet me një aktakuzë të rëndë, bashkë me Palin, pra shefin e tij.

E sa për Palin, as nuk është e para e as nuk do të jetë aktakuza e fundit.

Shpresoj që të funksionoi sistemi i drejtësisë dhe Pali me shokët e tij të marrin dënimin për të bëmat e tyre vetëm aq sa e meritojnë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat