Ministri Latifi thotë se kurrë nuk u kërkuan 3 vaksina

Aktuale

Ministri Latifi thotë se kurrë nuk u kërkuan 3 vaksina

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 22:20
Rifat Latifi

Njëra nga kushtet për të hyrë në Kosovë prej 22 janarit deri më 4 shkurt, ishte tri doza të vaksinës anti-COVID.

Megjithatë, pati edhe një opsion të dytë, ajo me dy vaksina bashkangjitur edhe një test me rezultat negativ.

Sidoqoftë i pari i shëndetësisë kosovare, Rifat Latifi, mohon se qarkullimi të jetë kufizuar nga kushti me tri doza, ngase ka ekzistuar mundësia tjetër, dëshmia me dy doza të vaksinës me test.

Kujtojmë se për mos vlefshmërinë e dy doza të vaksinës anti-COVID,  një pjesë të shqiptarëve matanë kufirit i preku fort, për çka edhe protestuan.

Sidoqoftë nga kjo e shtune të tilla rregulla më nuk vlejnë. Dy vaksina janë të mjaftueshme, sikurse që mjafton një dozë e vetme bashkangjitur me testin PCR me rezultat negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat