Deputetja nga Mitrovica, Arjeta Fejza, mori 1080 euro nga Kuvendi për udhëtim

Aktuale

Deputetja nga Mitrovica, Arjeta Fejza, mori 1080 euro nga Kuvendi për udhëtim

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:48
Arjeta Fejza

Një vendim i deputetëve të Kuvendit të Kosovës i vitit 2011 shtoi edhe më shumë privilegjet e përfaqësuesve të nivelit qendror, duke i kompensuar ata edhe për udhëtim për të shkuar në mbledhjet e legjislativit.

Ky vendim vazhdon të zbatohet ende, ku deputetët përveç pagës dhe mëditjeve, kompensohen edhe për udhëtim duke shtuat edhe më shumë para në llogaritë e tyre në pagat e majme që marrin.

Në raportin e publikuar nga Kuvendi i Kosovës shihet saktë se sa ka marrë secili deputet që nga viti 2011 kompensim për udhëtim për mbulimin e shpenzimeve të derivateve.

Një nga këta deputet që ka përfituar shuma të majme për vitin 2021 është edhe deputetja e Vetëvendosjes nga Mitrovica, Arjeta Fejza.

Fejza për periudhën janar – dhjetor 2021 ka marrë 1080 euro për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit nga Mitrovica.

Por duhet llogaritur që deputetët që janë për herën e parë në Kuvend kanë marrë mandatin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, që nënkupton që shuma e specifikuar për ta mbulon periudhën e më pak se 10 muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat