Alarmon pulmologu: Një shishë është sa 150 cigare, ato janë kancerogjene

Aktuale

Alarmon pulmologu: Një shishë është sa 150 cigare, ato janë kancerogjene

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Pulmologu Shpëtim Thaçi ka thënë se një seancë në shisha bar është sa të thithësh tymin e 150 cigareve.

Në një intervistë  pulmologu Thaçi ka thënë se një seancë në shisha bar është e barasvlershme me tymin e 150 e cigareve, vlerësojnë pulmologët.

Ai madje ka treguar se shishat apo nargjilet janë kancerogjene.

Sipas tij, organet respiratore të njeriut janë të destinuara që të pranojnë vetëm ajër të pastër. Andaj, ekspozimi i tyre ndaj tymit dhe përbërjes së shishave, krijon probleme afatgjate dhe ndikon në rritjen e numrit të personave që vuajnë nga kanceri.

Pasojat e saj mund të vërehen tek më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat