Shkarkohet Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Istog, flasin nga AAK-ja

Aktuale

Shkarkohet Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Istog, flasin nga AAK-ja

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 12:29
Foto ilustrim nga Kuvendi komunal, Istog

Në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunal të Komunës së Istogut është shkarkuar kryesuesja Fjolla Ukaj, kështu ka bërë të ditur për  shefi i grupit te asamblistëve te AAK-së ne istog, Agron Gashi.

Me 15 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u shkarkua kryesuesja e Kuvendit të Komunes së Istogut Fjolla Ukaj në seancën urgjente të thirrur nga kryetari Ilir Ferati.Fjolla Ukaj ishte zgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal pak javë më parë me votat e opozitës, por që Partia Demokratike ndërroi llafet që kishte për votat e dhëna.

Shefi i grupit të asamblistëve në Istog nga radhët e AAK-së, Agron Gashi tha për Insajderin se mbrëmë kishte pranuar një email për seancë urgjente, ku i njëjti kishte menduar që email-a kishte të bënte me dëmet që shkaktoi era në Istog.

“Mbrëmë na erdhi një email për seance urgjente dhe mendova njëherë mos kan mendu per qytetaret, dhe kërkesa është për dëmet e fundit nga era ne Istog që ka shkaktuar në energji elektrike dhe ne shtëpi të banoreve, por, e pamë që është pikë e rendit të ditës shkarkimi i kryesueses”, tha Gashi.Sipas tij kjo nuk ka asnjë urgjencë dhe andaj ata nuk ishin pjesëmarrës pikërisht për këtë arsye dhe gjithashtu shtoi se LDK dhe PDK po bëjnë pazare politike.

“Natyrisht që nuk marrim pjesë për atë pikë edhe seanca urgjente nuk thirret për këto arsye sepse s’është asgjë urgjente. PDK ka pas marrveshje me opoziten per kryesuese por pazaret e vazhdueshme ne dem te qytetarit nga këto parti u panë dhe sot”, shtoi Gashi.

Opozita vazhdimisht ka kritikuar ish-kryesuesen Ukaj për mosdaljen e pagave duke i thënë se është obligim ligjor i saj që të bëhen gati listat.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat