Nuk mori asnjë cent për shpenzimet, Lladrovci godet mashtruesit: Vend i vakive

Aktuale

Nuk mori asnjë cent për shpenzimet, Lladrovci godet mashtruesit: Vend i vakive

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 21:44
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka goditur mashtruesit për vendbanim që çoi në përfitim të shpenzimeve për karburant nga buxheti i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga raportet e publikuara del se Lladrovci sa ishte deputet gjatë një mandati, nuk mori asnjë cent për shpenzime të udhëtimit.

Postimi i plotë i tij:

Vërtetë, ka njerëz që i marrin të gjitha ato që ua ofron ndonjë rregullore për favoret e përgjegjësisë institucionale. Por, jo të gjithë i marrin, sepse, konsiderojnë se paga që marrin është e mjaftueshme, pa favore e dhuratat tjera. Çështja e shpenzimeve të udhëtimit zbuloi shumë gjëra. Sepse, nëse është hëngër pitja, tepsia ka mbetur. Jam i lumtur se nga buxheti për shpenzimet e udhëtimit, nuk kam marrë asnjë cent. E kam konsideruar se është e tepërt. Ma e forta e tërë këtij tregimi tragjik e komik të ditëve të fundit, është që paret e vjedhura nga mashtrimi për vendbanim jepen donacion. Na jemi vend i vakive, po po…sui generis!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat