Gruaja e Drashkoviçit: Dërguam kriminelë për të vrarë, grabitur, djegur, shkatërruar e përdhunuar, këto janë gjurmët e turpit tonë

Aktuale

Gruaja e Drashkoviçit: Dërguam kriminelë për të vrarë, grabitur, djegur, shkatërruar e përdhunuar, këto janë gjurmët e turpit tonë

Nga: M.L. Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 09:59
Danica Drashkoviç

Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një postim në Facebook, ka publikuar një deklaratë të Danica Drashkoviçit, gruas së politikanit serb Vuk Drashkoviçi, lidhur me krimet që ka kryer Serbia në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Drashkoviç kishte deklaruar se, gjurmët kriminale të prapambetura të Serbisë po zbulohen në gjykatën e Hagës, në gjyqet për komandantët politikë dhe ushtarakë.

Ajo kishte përmendur faktin se Serbia nuk e ka pranuar se është ageresore që dërgoi trupa dhe kriminelë në vende të huaja, për të vrarë, për të grabitur, për të djegur, për të shkatërruar, për të përdhunuar.

Këto janë fjalët e Danica Drashkoviç, të cilat i ka publikuar Driton Tali:

DANICA DRASHKOVIÇ, GRUAJA E VUK DRASHKOVIÇIT:

"Kemi luftuar shumë. Shkuam në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe më në fund në Kosovë. Dhe çfarë bëmë, u mundëm kudo, na dëbuan nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe natyrisht edhe nga Kosova. U larguam të përgjakshëm. Gjurmët kriminale të prapambetura tani po zbulohen në gjykatën e Hagës, në gjyqet për komandantët tanë politikë dhe ushtarakë.

Dhe çfarë tani? Kemi dymbëdhjetë vjet që i zvarrisim humbjet, nuk e pranojmë se jemi fajtorë, se jemi kriminelë, agresorë, që dërguam trupa dhe kriminelë në vende të huaja, për të vrarë, për të grabitur, për të djegur, për të shkatërruar, për të përdhunuar.

Ne duam t'ia shesim botës si patriotizëm, mbrojtje të popullit dhe territorit, por nuk funksionon. E vërteta e ashpër e varrezave në atë rrugë nga Knini, Vukovari, Srebrenica, Sarajeva deri në Kosovë, janë gjurmët e turpit tonë që flasin në të gjitha gjuhët e botës dhe e përshkruajnë qartë ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ashtu siç thanë prokurorët e Hagës. "

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat