Lumezi: Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Shtetit do të bëhet në pajtim me partnerët ndërkombëtar

Aktuale

Lumezi: Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Shtetit do të bëhet në pajtim me partnerët ndërkombëtar

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 10:52
Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, në konferencën vjetore të prokurorëve ka deklaruar se në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri do të involvohen edhe partnerët ndërkombëtar.

 “Institucioni i Prokurorit të Shtetit për pak muaj do të ketë një drejtues të ri i cili duhet të merr besimin jo vetëm nga institucionet e shtetit tonë por edhe nga partnerët ndërkombëtar”

“Prandaj duhet të vlerësojmë sensin e bashkëpunimit në rrugën e përbashkët për vendosjen e këtij procesi në rrugën e drejtë” ka thënë Lumezi.

Kurse Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar që zgjedhja e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Shtetit të bëhet në mënyrë transparente dhe meritore.

Është shprehur se procesi i tillë ka vëmendjen e të gjithëve.

“Para nesh është një proces goxha i rëndësishëm ai i zgjedhjes së Kryeprokurit të Shtetit”

“Arsyeja pse po e përmend se zgjedhja e Kryeprokurit është përtej Këshillit Prokurorial sepse ky proces ka vëmendjen e të gjithëve”

“Sigurohuni që ky proces të jetë transparent, profesional dhe meritor”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat