Avokati Koci: Katolikët po ikin nga Kosova

Aktuale

Avokati Koci: Katolikët po ikin nga Kosova

Nga: N. Sh. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:19
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, përmes një shkrimi në Facebook ka shrkuar për largimin e qytetarëve nga Kosova.

Ai shkruan se shumë pak katolikë po mbesin në vend.

Duke rrëfyer një histori familjare ai ka treguar për familjen e tij e cila nga një familje 12 anëtarëshe tashmë në Kosovë ka mbetur vetëm ai.

Avokati thekson se, ky është fati i shumë të rinjve në Kosovë të cilët po emigrojnë pa marrë parasysh se cilës fe i takojnë, por që ka vënë në dukje numrin e paktë të katolikëve të cilët po emigrojnë e nëse vazhdon ky trend, sipas tij Kosova do të bëhet fetarisht pothuajse e pastër.

Koci ka thënë se kjo situatë nuk është e mirë për askënd dhe parandilimi i ikjes së të rinjve tashmë vëretë nuk dihet.

Postimi i plotë:

Prej një familje të madhe 12 anëtarëshe të Mark dhe Paulina Kocit (gjyshi dhe gjyshja), të lindur dhe të rritur në Prizren, në Kosovë kam mbetur vetëm une.

Jemi mbi 30 Koc-fara e Markut dhe Paulinës.

Vlen të përmendet që as babën e as djalin nuk e kam më në Kosovë.

Përndryshe, kjo është fati i shumë familjeve katolike nē Kosovë.

Emigrimi!

Natyrisht, po emigrojnë edhe myslimanët. Shumë bile!

Por, katolikët gjithmonë kanë qenë më pak, dhe nëse vazhdon ky trend, Kosova mund të bëhet fetarisht, thuaja e pastër.

E kjo nuk është mirë për askend.

Si të ndalët ikja e të rinjëve?

Tashmë, vërtetë nuk e di!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat