Veliu: Meritat më të mëdha për njohjen e patentë shoferëve nga Gjermania i kam unë

Aktuale

Veliu: Meritat më të mëdha për njohjen e patentë shoferëve nga Gjermania i kam unë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 19:19
Agim Veliu

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, foli për njohjen e patentë shoferëve nga shteti gjerman, duke u shprehur i bindur se ai ka meritat më të mëdha për këtë sukses.

“Unë e di se kam punuar me seriozitet dhe sinqeritet, kam punuar shumë në këtë drejtim dhe besoj se ata që s’e kanë asnjë meritë po deklarohen se kanë merita, unë jam i bindur se meritat më të mëdha i kam unë në këtë proces, duke falënderuar bashkëpunëtorët e mi që kanë punuar”, tha Veliu.

“Në Kosovë është traditë jo fort e mirë që ata të cilët kanë merita gati mbesin të fundit”, u shpreh tutje ai.

Tutje Veliu tha se deri në njohjen e patentë shoferëve nuk ka qenë një punë e lehtë, pasi sipas tij, autoritetet gjermane dyshonin nëse patentat jepen me meritë.

“Nuk ka qenë e lehtë, sepse këtu kanë qenë të strukturuara mirë disa organizime në Kosovë rreth dhënies së patentë shoferëve, dhe ka pasur zëra se patentë shoferët në Kosovë merren me forma të ndryshme dhe abuzive, kështu që pala gjermane ka kërkuar nga unë një siguri që ky proces të shkojë në rregull, të mbikëqyret e kontrollohet në mënyrë që të jemi të sigurt se ata që e marrin patentë shoferët t’i marrin me meritë”, tha deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat