KESCO i propozon ZRrE-së që tarifat e reja të zbatohen nga fatura e marsit

Aktuale

KESCO i propozon ZRrE-së që tarifat e reja të zbatohen nga fatura e marsit

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 12:12
Ilustrim

KESCO ka njoftuar se të premten ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji propozimin që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga muaji mars.

Sipas njoftimit, ky propozim është bërë për të shmangur kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja.

“Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja. Nëse ZRrE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftimin e KESCOS-s.

KESCO ka thënë po ashtu se do të fillojë një fushatë masive për të këshilluar konsumatorët që si të përdorin pajisjet e tyre më së miri në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë periudhën e faturimit me tarifa të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat