6 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, publikohet numri i rasteve të reja

Aktuale

6 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, publikohet numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

​Edhe 6 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus në Kosovë.

Sipas të dhënave të reja nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 602 raste të reja pozitive.

Ndërsa janë shëruar 2584 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

13 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.801.246 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.

Në total numri i rasteve aktive është 12.651.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat