KEDS vazhdon aksionet për parandalim të vjedhjes së energjisë elektrike

Aktuale

KEDS vazhdon aksionet për parandalim të vjedhjes së energjisë elektrike

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Ekipet e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) të asistuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të premten zhvilluan disa aksione në rajonin e Gjakovës, për të inspektuar disa biznese që dyshoheshin për keqpërdorim të energjisë elektrike. E gjatë këtij aksioni disa nga këta konsumatorë u zunë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë.

Gjatë këtij aksione fillimisht në tri biznese ndonëse ishin të dyshuara për keqpërdorim të energjisë elektrike, pas inspektimeve të realizuara nga ekipet e KEDS-it u konstatua se ata nuk po vjedhin rrymën.

Por, jo i gjithë aksione vazhdoi ashtu. Pasi në një kafitere e cila ishte pjesë e një auto larje, punëtorët e KEDS-it konstatuan se aty po bëhej keqpërdorim i energjisë elektrike.

Pas konstatimit që në këtë biznes po bëhej keqpërdorim i rrymës, u morën masat siç parashihen me ligj.

Adlum Ramadani nga Zyra për Informim në KEDS u shpreh se konsumatori në fjalë kishte bërë ndërhyrje në njehsor duke dëmtuar bllombën distribuive.

Ramadani u shpreh se ndaj këtij biznesi i cili u shkyç nga rrjeti elektrike, ndaj të njëjtit është shqiptuar edhe gjobë mandatore.

Ramadani: Konsumatori ka bërë ndërhyrje në njehsor duke dëmtuar bllombën distribuive

“Pas kontrolleve të ekipeve të cilat realizuan tek konsumatori në fjalë, që bëhet fjalë për një konsumator komercial apo biznes, rezulton se i njëjti ka bërë ndërhyrje në njehsor ka bërë në këtë rast dëmtimin e bllombës distribuive dhe sigurisht që kjo paraqet një vepër penale e cila do të trajtohet më tutje në gjykatën relevante. Sigurisht që ndaj të njëjtit do të shqiptohet gjobë mandatore dhe i njëjti do të shkëputet nga rrjeti elektrik”, theksoi ai.

Gjatë këtij aksioni edhe në një restorant në periferi të Gjakovës ekipet e KEDS-it konfirmuan se kishte ndërhyrje të paautorizuar në njehsor duke e manipuluar atë me magnet.

Ramadani u shpreh se edhe tutje vazhdojnë të kenë telashe me konsumatorë veçanërisht komerciale të cilët keqpërdorin energjinë elektrike.

Ai theksoi se si kompani do të bëjnë përpjekjet maksimale deri në parandalimin e tërësishëm të kësaj dukurie.

Ramadani: Vazhdojmë të kemi konsumator komercial që vjedhin energjinë elektrike

“Përkundër krizës aktuale energjetike me të cilën po ballafaqohet vendit, fatkeqësisht ne vazhdojmë të kemi konsumator në veçanti prej atyre komercial, pra biznesor të cilët vazhdojnë ta keqpërdorin energjinë elektrike, pra të vjedhin shërbime të cilat në këtë rast do të duhej t’i paguanin dhe sigurisht ndaj tyre ne jemi duke ndërmarrë veprime konkrete bashkërisht dhe me Policinë e Kosovës në mënyrë që këto raste njëherë e mirë të parandalohen dhe sigurisht të mos vazhdojnë tutje. Përgjatë viteve të fundit KEDS ka bërë përpjekje maksimale që personave të tillë të dalin para drejtësisë dhe sigurisht raste të tilla të mos vazhdojnë. Për çdo vit KEDS i ka mbi 5 mijë raste të cilat i procedon në gjykatë për trajtim të mëtutjeshëm... ne do të vazhdojmë me aksione të tilla sikurse kemi vazhduar deri më tani dhe nuk do të ndalemi deri në parandalimin e tërësishëm të kësaj dukurie dhe deri në parandalimin të konsumatorit të fundit që bënë keqpërdorimin apo vjedhjen e energjisë elektrike”, tha Ramadani.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) është duke zhvilluar tash e sa kohë aksione të tilla nëpër të gjitha komunat e Kosovës tek konsumatorët ku dyshohet se po bëhet keqpërdorim i energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat