Avokati Gazmend Halilaj i reagon Faton Klinakut, e quan kryetar të 60 mijë veteranëve!

Aktuale

Avokati Gazmend Halilaj i reagon Faton Klinakut, e quan kryetar të 60 mijë veteranëve!

Nga: N. Sh. Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 20:40
Faton Klinaku dhe Gazmend Halilaj

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në Këshillin Organizues për të festuar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se arsyeja e mospjesëmarrjes në këshillin organizues është injorimi i kryeministrit Albin Kurti ndaj tyre.

“Ne në festën e Pavarësisë marrim pjesë, por jo në Këshillin Organizues. Arsyeja është se dje janë bërë një vit që u bë kryeministër, nuk e kemi taku asnjëherë përpos kur ja kemi uru zyrën, i ka dy e-maile por nuk ka kthyer përgjigje. Po na injoron për takime dhe deri sa ai na injoron që të takohemi kur veteranët e luftës do të duhej të merrnin beneficionet e tyre përmes ministrive të ndryshme dhe për këtë arsye duhet të takohemi me kryeministrin, ai s’na takon, çka me u fut në Këshill Organizues na për ta shënu Pavarësinë, e shënojmë vetë”, ka thënë Klinaku.

 “Me kryeministrat e çdo qeverie, ne takimet i kemi organizuar përmes telefonatave në zyrën e tyre dhe na kanë aranzhu takimin. Këta nuk kanë pranuar, as Qeveria Kurti I as Kurti II, që të organizojmë takim ose ta organizojnë ata takimin përmes telefonit. Ata gjithmonë kanë kërkuar që të dërgojmë e-mail. Dy e-maile ju kemi dërguar, asnjë përgjigje nuk e ka”, ka thënë Klinaku.

Mirëpo, Klinakut i ka reaguar ish-ushtari i UÇK-së, avokati Gazmend Halilaj.

Halilaj thotë se kurrë nuk i ka dëgjue këta urdhra të OVL-së.

Ai ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Kosovës.

Reagimi i plotë:

Miq të dashur. Urdhëri nga kryetari i 60.000 veteranëve është ‘të mosss e festojmë Pavarësinë’.

Nejse, kurrë ngue si kam...

Urime z. Kryeministër Kurti...

Urime gjithë popullit shqiptar kudo që jeni..

Në veçanti Ju NËNA, të të zhdukurve, që ende jeni në ankth për bijtë e juaj, dhe vëllezërit tonë më të mirë...

Urime ju të burgosur të viteve të 90-ta, ushtarë, invalidë, familje të dëshmorëve, prind të 1340 fëmijëve të vrarë, mërgimtarë dhe çdo kush që e ndien veten shqiptar kudo në botë....

Festoni miq, ....nëse dikush NGA ZHVATJA, ka dështue deri në shkatrrim, ne si kemi faj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat