Avokati i Hashim Thaçit tregon sa vite mund të zgjasë gjyqi për ish-presidentin

Aktuale

Avokati i Hashim Thaçit tregon sa vite mund të zgjasë gjyqi për ish-presidentin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 23:40
Hashim Thaçi

Dastid Pallaska, avokati i Hashim Thaçi, i cili po përballet me akuza për krime lufte në Hagë, deklaron se edhe nëse ish-Presidentit të Kosovës shpallet i pafajshëm nuk mund të kërkojë dëmshpërblim për arrestimin.

Në emisionin “Opinion”, Pallaska theksoi se me ritmin që po ecën procesi gjyqësor ndaj Thaçit por dhe ish-zyrtarëve të tjerë të lartë, gjykimi mund të zgjasë edhe mbi 10 vite.

Fevziu: Çështja mund të zgjasë dhe mbi 10 vite?

Pallaska: Më këtë mënyrë menaxhimi të prokurorisë po, absolutisht po. Baza ligjore për të kërkuar një kompensim nëse dalin të pafajshëm nuk është e qartë. Kompensimi bëhet kur arrestohet dhe paraburgoset në mënyrë të kundërligjshme. Në këtë rast është kërkuar nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat