“Terri i dy dekadave”/ Deputeti i VV-së e quan “hajn” Pal Lekajn: Uroj ta shoh prapa grilave!

Aktuale

“Terri i dy dekadave”/ Deputeti i VV-së e quan “hajn” Pal Lekajn: Uroj ta shoh prapa grilave!

Nga: A.ZH Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 17:00
Pal Lekaj

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Dimal Basha, ka akuzuar ish-ministrin e Infrastrukturës Pal Lekajn, se ka vepruar në kundërshtim të plotë me opinionin e mbikëqyrësit të kontratës për projektin “Autostrada Prishtinë – Han i Elezit R6”. Sipas aktakuzës, Lekaj me ekipin e tij kanë paguar mbi 38 milionë euro.

E deputeti i VV-së, ka thënë se opinionin e mbikëçyrësit e ka mbajtur fshehur, duke kryer edhe veprën "mashtrim".

Duke e quajtur hajn, Basha ka uruar që Lekajn ta shohë prapa grilave, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Terri i dy dekadave,

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Pal Lekaj me ekipën e tij po akuzohen nga Prokuroria Speciale per projektin “Autostrada Prishtinë – Han i Elezit R6”, ku kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, me ç’rast buxhetit të Republikës së Kosovës i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 38 milionë eurove.

Ata kanë vepru në kundërshtim të plotë me opinionin e mbikëqyrësit të kontratës “Hill Internacional”, me ç’rast kanë pagu mbi 38 milionë euro.

Kompania mbikëqyrëse “Hill International” ka thënë se shuma reale dhe e lejuar për vonesa ka qenë 14 milionë euro, dhe se pjesa tjetër e paguar nga Pali, pra 38 milionë, janë totalisht të paarsyetuara dhe të papranueshme.

Mirëpo Pal Lekaj këtë opinion fare nuk e ka prezantuar në takimet e KDNM-së, të mbajtura për këtë qëllim, pra e ka fshehur, që përveç keqpërdorim të detyrës zyrtare është edhe Mashtrim, vepër tjetër e dënuar me Kod Penal. 

Ky është terri, këta janë njerëzit e territ që po themi se e kanë vjedh shpinë e vet, e që uroj t’i shoh vetëm prapa grilave!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat