Kurti ia rikonfirmon kryeministrit grek nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Kurti ia rikonfirmon kryeministrit grek nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 18:31
Pamje nga takimi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani dhe zëvendësja e tij Donika Gërvalla, kanë takuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ky takim vjen pak ditë pasi Mitsotakis është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin në Beograd.

Dy krerët e shtetit Osmani e Kurti ia kanë kërkuar kryeministrit grek njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Greqia është një faktor i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla u takova me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, qëllime dhe interesa ekonomike të përbashkëta dhe rikonfirmova nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat