Nga drejtori i ATK-së në ushtrues detyre – publikohet vendimi i Hekuran Muratit

Aktuale

Nga drejtori i ATK-së në ushtrues detyre – publikohet vendimi i Hekuran Muratit

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 19:49
Ilir Murtezajt

Ilir Murtezajt, drejtorit të Administratës Tatimore, i ka skaduar afati i kontratës për këtë pozitë. Mirëpo, Ministri i Financave, Hekuran Murati, katër ditë pas skadimit të kësaj kontrate ka nxjerrë vendimin për emërimin e Murtezajt ushtrues të detyrës së kësaj pozite.

Ilir Murtezajt, kontrata si drejtor i ATK-së i ka skaduar më 6 shkurt të 2022-ës, kurse inistri Hekuran Murati me 10 shkurt të këtij viti ka nxjerr vendimin për caktimin e Ilir Murtezajt ushtrues të detyrës të kësaj pozite.

“Ilir Muretzaj caktohet zëvëndësues i Drejtorit të administratës tatimore të Kosovës. Murtezaj ushtron përgjegjësitë e drejtorit të ATK konform Ligjit NR,03/l-222për ATK dhe procedurat i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr, 04/L-102, me Ligjin 04/L-115 dhe me ligjin Nr 04/l-223 konform ligjit Nr 06/L-113 për Organizmin dhe funksionimin e adminsitratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura si dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi deri në emërimin e drtjtorit të kësaj agjencie sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e ministrit Hekruan Murati.

Por ky vendim për arsye tash për tash të panjohura nuk është bërë publik as nga Ministria e Financave e as nga zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës.

Një vendim i tillë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi.

“Po është e vërtet që i ka skaduar kontrata, por vendimin nuk e kam parë … ndoshta është mirë me fol direkt me drejtorin ose ministrin”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat