Ish-ministri i Brendshëm tregon sa vështirë ishte të mbahej siguria për Ditën e Pavarësisë

Aktuale

Ish-ministri i Brendshëm tregon sa vështirë ishte të mbahej siguria për Ditën e Pavarësisë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 00:31
Zenun Pajaziti

Zenun Pajaziti, i cili ishte ministër i Punëve të Brendshme kur u shpall pavarësia e Kosovës, ka folur për sfidat e sigurisë.

Ai tha se emocionet e mëdha për ditën historike ia mbizotëruan shqetësimet për incidentet eventuale.

“Përgatitjet ishin në shumë rrafshe. Ato për shpalljen e pavarësisë ishin të koordinuara nga kryeministri i atëhershëm, Thaçi. Ishte një proces jashtëzakonisht i komplikuar dhe i menaxhuar politikisht me brenda institucionet dhe partnerët nga jashtë. Segmenti më i rëndësishëm ishte ai i aigurisë në atë kohë. Pavarësisht se Policia e Kosovës dhe institucionet e Kosovës kishin krijuar njëfarë përvoje, megjithatë në rrafshin e sigurisë nuk është se ishim aq shumë të përmbushur, por ishte fat i yni që në atë kohë KFOR ishte me kapacitete më të mëdha dhe po ashtu institucionet e sigurisë së UNMIK-ut kishin kompetenca dhe koordinimi u bë i plotë, por barra ishte në qeverinë Kosovës që ato ditë po bëhej gati të merrte kompetencat e plota”.

Pajaziti në Edicionin Special tha se datën e kanë ditur, por jo edhe orën e shpalljes.

“Patjetër që isha i involvuar dhe kisha agjendën për forcat e sigurisë. Merrnim informata nga sektori i sigurisë, shumica ishin të pa filtruara, por megjithatë kishim informata se në veri do të kishte ndonjë aktivitet paralel. Shqetësimi më i madh ishte se mund të ndodhte ndonjë incident në Prishtinë ku pritej një fluks i madh i qytetrëve. Duhet të bënim diçka që të kishim në kontroll situatën, edhe po të ishte krejt i vogël”.

Për t’iu dhënë zemër qytetarëve të Kosovës, Pajaziti tha se kanë dalë edhe vetë nëpër shesh për të dëshmuar se ishte gjithçka në rregull.

Po ashtu, Pajaziti tha se i duhej të fliste edhe me shtetet fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat