“Nata e sotme vendimtare”, gazetarja shqiptare flet nga zona ‘e nxehtë’ e Ukrainës, zbulon skenarët që iu tremben të gjithë

Aktuale

“Nata e sotme vendimtare”, gazetarja shqiptare flet nga zona ‘e nxehtë’ e Ukrainës, zbulon skenarët që iu tremben të gjithë

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 20:30
Linda Karadaku

Gazetarja Linda Karadaku, ka raportuar nga Ukraina se nata e sotme konsiderohet si mjaft e rëndësishme në Ukrainë pasi është folur si koha kur mund të pritet një sulm i mundshëm nga Rusia.

“Nata e sotme është shumë e rëndësishme në Ukrainë. Është ajo për të cilën është folur aq shumë se mund të presim se mund të ketë një sulm nga Rusia. Mundësitë janë këto në rast të një sulmi rus ndoshta do shohin të goditen objektet me rëndësi strategjik në Kiev, objekte të qeverisë, gardës etj. Pjesa më e madhe e tyre janë në zona të banuara gjë që do të thotë se do kishim viktima”, deklaroi ajo.

Karadaku u shpreh se nëse Rusia do të hynte nga Donbas do të përsëritej skenari i Krimesë, ndërsa nënvizoi se qytetarët janë kundër luftës pasi duan zgjidhje paqësore.

“Nëse do të hynin nga Donbass do të ndodhte i njëjti skenar si në Krime që do të ishte aneksim. Të gjithë qytetarët duan paqe por nga ana tjetër thonë që lufta ka kohë që ka filluar. Pasi ka filluar me Krimenë. Pastaj ka filluar me Donbassin. Qytetarët e Ukrainës kërkojnë paqe dhe një zgjidhje paqësore”, u shpreh ajo.

Ajo nënvizoi se nuk bëhet fjalë për një provokim rus por nga separatistët pasi Rusia zyrtarisht nuk është e pranishme në këto zona.

“Këtu të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç mund të shkojnë për t’u mobilizuar në ushtri. Nëse do mblidheshin të gjithë do bëheshin rreth 16 mijë ushtarë ukrainas që përballë Rusisë kemi një raport të pabarabartë forcash.

Për të qenë korrekt nuk bëhet fjalë për provokim rus por nga separatistët rus. Rusia zyrtarisht nuk është e pranishme në këto zona. Nëse në rast se do të kemi një sulm sonte apo në ditët në vijim nga Rusia atëherë mund të flasim për forcat ruse brenda Ukrainës. Deri tani është kështu. Kemi separatistë në zonën e Donbassit”, tha Karadaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat