Tha se s’do të bënin kompromise po ta dinin që Pakoja e Ahtisarit s’do të kalonte në OKB, Zogiani godet Kuçin

Aktuale

Tha se s’do të bënin kompromise po ta dinin që Pakoja e Ahtisarit s’do të kalonte në OKB, Zogiani godet Kuçin

Nga: A.ZH Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 15:21
Hajredin Kuçi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, ka thënë se Kosova nuk do të bënte kompromise po ta dinte se Pakoja e Ahtisaarit nuk do të kalonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në një intervistë televizive, ai ka thënë se edhe partnerët ndërkombëtarë nuk do të kërkonin kompromise të tilla.

“Kosova nuk do t’i bënte kompromiset e tilla, edhe partnerët ndërkombëtarë nuk do të kërkonin t’i bënim kompromiset e tilla, ngaqë ne nuk i kemi bërë kompromiset për ta bindur SHBA-në ose Unionin Evropian, por kemi bërë kompromise në këtë drejtim për trajtimin e minoriteteve, në veçanti të minoritetit serb, për të drejtat e tyre të rezervuara dhe të garantuara në atë kohë, për të drejtat e Kishës ortodokse serbe, trashëgiminë kulturore dhe kështu me radhë", ka deklaruar Kuçi.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Avni Zogiani, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ish-qeveritarët e kanë ditur se kompromiset e tilla ishin të papranueshme për Kosovën.
Zogiani ka kritikuar ata se kanë zbatuar Pakon e Ahtisarit në mënyrë të njëanshme, edhe pse kompromiset nuk ia sollën votën Kosovës në OKB.

"Pra, e kanë ditur që këto kompromise janë të papranueshme, por e kanë bërë, sepse u është thënë se në KS të OKB do të kalonte pavarësia e Kosovës... në rregull, por kjo nuk ndodhi!

Atëherë, pse e zbatuan Pakon e Ahtisaarit në mënyrë të njëanshme kur ajo me tërë kompromiset që u bënë nuk e solli rezultatin që pritej, pra votën në KS të OKB?!", ka shkruar Avni Zogiani në një postim në Facebook./Botasot

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat