“Iku i shashtrisur…”/ Shkëlzen Gashi zbulon prapaskenat e debatit me Enver Hasanin – ka një ftesë publike për të

Aktuale

“Iku i shashtrisur…”/ Shkëlzen Gashi zbulon prapaskenat e debatit me Enver Hasanin – ka një ftesë publike për të

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Enver Hasn dhe Shkëlzen Gashin

Po vazhdon ende ballafaqimi në distancë ndërmjet analistit Shkëlzen Gashi dhe ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasanit.

I gjithë ky debat ka në qendër figurën e Xhafer Devës.

Së fundi, Shkelzen Gashi i bëri një ftesë publike Enver Hasanit, duke e ftuar atë në një debat televiziv.

“Enver Hasani, të lutem shumë, hajde në debat televiziv në emisionin 'Pressing' të autorit Leonard Kerquki dhe debatojmë për të gjitha. Merre me vete llaptopin dhe librat, ama librat lexoji paraprakisht”, u shpreh Gashi, përcjell “Bota sot”.

Krahas kësaj, analisti tregoi se si Hasani kishte ikur nga debatet me të.

Postimi i plotë

E FTOJ ENVER HASANIN NË DEBAT TELEVIZIV

Në janar të vitit 2008, autori i emisionit 'Konfront', Arton Konushevci, më pat ftuar në emision me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhajn, dhe Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Enver Hasanin. Pak para se të fillonte emisioni, Enver Hasani e mori vesh se edhe unë do të jem në panel dhe iku i shashtrisur, e për rrjedhojë u anulua emisioni. Ekzistojnë xhirimet. Nuk kam pa në jetë njeri më të shashtrisur.

Dhjetë vjet pas, në nëntor të vitit 2018, autori i emisionit 'Puls', Mefail Bajqinovci, më ftoi që të jem në emision me ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Enver Hasanin, për të diskutuar për Universitetin e Prishtinës. Mirëpo, disa orë para emisionit, Bajqinovci më njoftoi se Hasani e ka anuluar pjesëmarrjen.

E treta e vërteta: Enver Hasani, të lutem shumë, hajde në debat televiziv në emisionin 'Pressing' të autorit Leonard Kerquki dhe debatojmë për të gjitha. Merre me vete llaptopin dhe librat, ama librat lexoji paraprakisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat