Strategjia e gabuar dhe e rrezikshme karshi Rusisë! / Perëndimi i rrezikuar nga ‘revolucioni’ rus!

Aktuale

Strategjia e gabuar dhe e rrezikshme karshi Rusisë! / Perëndimi i rrezikuar nga ‘revolucioni’ rus!

Nga: Idriz Morina Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:58
Foto Ilustrim

Shqiptarët duhet të krijojnë një pozicion të ri strategjik në politikën ndërkombëtare.

Aleanca perëndimore e shqiptarëve, e të gjithë neve që jetojmë në Ballkan, në shumicë dërmuese, si dhe në dy shtetet tona Shqipëri, Kosovë, u rikonfirmua fuqishëm në krizën e Ukrainës.

Pavarësisht se çfarë do të ndodhë më tej atje, shqiptarët e kanë qartësuar, dhe Perëndimi është bindur, se edhe aleanca me shqiptarët, besnike, është me rëndësi.

Fytyra e vërtetë e Rusisë u zbulua edhe njëherë

Si ta kuptojmë këtë, kur mijëra shqiptarë, ndërkohë që përplot shqiptarë përpiqeshin pashembulltësisht për shpëtimin e tokës, që me demarkacion Mali i Zi, i mori 8.228 hektarë tokë, apo afër 0.8% të territorit tonë, sulmonin dhe hidhnin flakë se ‘Perëndimi ashtu po don’, dhe se ‘ne duhet t’i bindemi’, ‘sepse po të mos ishin ata ne nuk do të ekzistonim’, ‘as Kosova si shtet’.

Deri këtu kuptohej deri diku logjika e njerëzve të kompleksuar dhe që jetojnë nën frikën mazohiste, të të voglit, të padukshmit dhe të parëndësishmit.

Por, më pas vijonin, ‘Perëndimi nuk ka nevojë për asgjë për ne’, ‘ne jemi vetëm barrë për ata’... dhe dhjetëra pohime të tjera të pavlefshme, që nuk na bëjnë nder aspak si shqiptarë. Si shqiptarë, që dikur dhe deri në Pavarësi, të paktën kemi vazhduar t’i thurim lavde dhe ta mitizojmë gjenealogjinë apo etninë tonë.

Edhe këto sigurisht që ishin teprime, por ishin si pika referimi, për t’mos lejuar humbjen e arsyes së luftës për ta bërë Kosovën shtet, dhe për të korrigjuar disa nga dhunimet tragjike që ju bën shqiptarëve në marrëveshje ndërkombëtare. Në disa raste për të përmbushur pikërisht kërkesat fashiste dhe ekspansionistë të Rusisë.

Koha për të vërtetën si thotë çdo popull, një ditë vjen! Ja ndodhi kriza e Ukrainës, dhe fal fuqisë dhe këmbënguljes së SHBA-së, fytyra e vërtetë e Rusisë u zbulua edhe njëherë.

Koha për të vërtetën si thotë çdo popull, një ditë vjen! Ja ndodhi kriza e Ukrainës, dhe fal fuqisë dhe këmbënguljes së SHBA-së, fytyra e vërtetë e Rusisë u zbulua edhe njëherë.

U zbulua se Europa, pra edhe BE-ja, kishte ndjekur një strategji të gabuar dhe madje të rrezikshme karshi Rusisë. Kjo diplomaci, po e rrezikonte jo vetëm paqen, por edhe vetë themelet e demokracisë dhe qytetërimit europian. Kjo sepse bota nuk është e demokratizuar sipas kulturës perëndimore, pavarësisht modelit të demokracisë perëndimore.

Rasti i Rusisë e dëshmon qartë, që demokracia si sistem në vetvete është i pamjaftueshëm për aq kohë sa kultura përkatëse, brenda atij sistemi nuk e ndjek, e aq më pak nuk i paraprin vetë sistemit.

Kultura ruse, siç po e dëshmon Putini, nuk ka lëvizur nga karakteri i saj, të cilin e ka zbërthyer vetë filozofi dhe kulturologu i njohur Jurij Lotman, sipas të cilit, kultura ruse e njeh vetëm binaritetin, pra linearitetin dhe revolucionin!

Fryma e ‘revolucionit’ rus

Pra, bota ndodhet para këtij shpërthimi apo sjellje të Rusisë, ‘revolucionit’, i cili (Putini dhe vetë sistemi rus), është i gatshëm ta ndjek apo t’i prijë, pavarësisht pasojave që mund të prodhojë.

Duke njohur këtë lloj çmendurie ruse, Perëndimi, në krye të tij, Uashingtoni dhe Londra, janë alarmuar se vërtetë kultura dhe demokracia perëndimore janë të kërcënuara nga ‘revolucioni’ rus!

Frymën e këtij ‘revolucioni’ e përshkruan letra e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Macheba Nell Crocker dërguar Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut: “Uashingtoni ka informacion të besueshëm se forcat ruse kanë përpiluar një listë të ukrainasve që do të vriten ose do të dërgohen në kampe në rast të pushtimit ushtarak”.

Përballë Serbisë pro ruse, ndodhen shqiptarët

Por, në gjithë këtë luftë diplomatike Perëndimi po shquan nevojën për çdo aleat në Europë dhe në Ballkan.

Përballë Serbisë pro ruse, ndodhen shqiptarët, që po këmbëngulin se janë të gatshëm të flijohen me perëndimin, deklaratat e qarta të dy shteteve shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri!

Pra, ata që deri dje nuk e kuptonin dhe edhe të ‘vegjlit’ dhe të parëndësishmit në histori, kanë momentet e tyre, dhe madje mund të jenë me rol thuaja vendimtar!

Por, ata që nuk e njohin historinë e shqiptarëve dhe të botës, por shquajnë të metat, pafuqinë, janë një pjesë e dobësisë së përgjithshme të një kombi dhe të një vendi.

Prandaj, edhe institucionet tona, duhet të shfrytëzojnë momentin, e ‘rëndësisë tonë’, të peshës tonë, si shqiptarë, që të kërkojnë nga perëndimi me këmbëngulje respektim të plotë në raport me serbët.

Të na njohin i gjithë Perëndimi, Pavarësinë dhe sovranitetin e plotë në tërë territorin, ashtu siç po e deklaron administrata Biden, dhe që përfaqësuesi i tij në Kosovë, diplomati Xhefri Hovenier, disa herë e ka konfirmuar këtë.

Në këtë kontekst Kosova nuk ka pse përshpejton në arritjen e çfarëdo marrëveshje me Serbinë, por duhet të orientohet së bashku me Shqipërinë, që të kërkojnë zgjidhje duke përshpejtuar anëtarësimin në NATO.

Katër vendet anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur ende Kosovën duhet ta bëjnë në një procedurë urgjente, Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia.

Kosova duhet ta shmang tërësisht arritjen e një marrëveshje për një asociacion me kompetenca ekzekutive, apo çfarëdo lloj oferte të re, që mund ta ofrojë ngjashëm me pikat apo ndonjë prej pikave të atij asociacioni, të pranuar me 2013 dhe 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat