Vdes personi që u aksidentua dy ditë më parë në Lipjan

Aktuale

Vdes personi që u aksidentua dy ditë më parë në Lipjan

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë një person që u aksidentua dy ditë më parë në Lipjan.

Policia bën me dije përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku të mërkurën.

“I dyshuari mashkull  kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë  e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer mashkull  kosovar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me datën 23.02.2022 – 05:18 drejtuesi i automjetit si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat