Arianit Koci: Nëse e mbroj të drejtën e gruas në bartje të shamisë, e mbroj edhe te drejtën e personave me gjini të njëjtë për t`u martuar

Aktuale

Arianit Koci: Nëse e mbroj të drejtën e gruas në bartje të shamisë, e mbroj edhe te drejtën e personave me gjini të njëjtë për t`u martuar

Nga: M.L. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 09:35
Arianit Koci

Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së sotme pritet të votojë për ndryshimin e kodit civil sa i përket lejimi të martesave ndërmjet gjinive të njëjta.

Shumë deputetë e parti politike janë deklaruar kundër këtyre ndyshimeve.

Për këtë ka reaguar avokati Arianit Koci nëpërmjet një postimi ne Facebook.

Ai ka deklaruar se këtë të drejë civile të njeriut e kanë lejuar mbi 30 shtet demokratike, derisa ne po tentojmë të shkojmë në kahje të kundërt.

Postimi i plotë:

Respekt për deputeten Duda Balje, si më e eksponuara, që ka dalë në mbrojtje të fesë.

Respekt edhe për deputetët tjerë, dhe partitë politike që u deklaruan kundër lejimit të bashkësive të regjistruara civile, ndërmjet personave me sekse të njëjta.

Përndryshe, këtë të drejtë të njeriut dhe të drejtë civile, e kanë lejuar mbi 30 shtete më demokratike dhe më të zhvilluara në botë.

Trendi po shkon duke u rritur!

Ne po tentojmë të shkojmë në kahje të kundërt.

Aferim!

Përndryshe, nëse e mbroj të drejtën e gruas në bartje të shamisë, natyrisht që e mbroj edhe te drejtën e personave me gjini të njëjtë, në lejimin e bashkësive të regjistruara civile.

Për më tepër, do ta mbroj çdokënd, që i shkelet çfarëdo e drejte civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat