​Mbahet takimi i pestë për targat, Lajçak: Ka përparime nga dyja palët

Aktuale

​Mbahet takimi i pestë për targat, Lajçak: Ka përparime nga dyja palët

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:55
Miroslav Lajçak

Grupet Punuese për marrëveshjen për targa në mes të Kosovës dhe të Serbisë janë takuar këtë të premte për herën e pestë në Bruksel.

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter se ekspertët e Kosovës dh Serbisë kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur.

“Sot në Bruksel është mbajtur takimi i 5-të i Grupeve Punuese për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia.

Ekspertët kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj ata që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat