Ish-komandanti i Forcave Speciale Shqiptare: Është jetike në këto momente, kështu duhet të veprojë Ukraina

Aktuale

Ish-komandanti i Forcave Speciale Shqiptare: Është jetike në këto momente, kështu duhet të veprojë Ukraina

Nga: P.R Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:31
Gjenerali shqiptar dhe ish-komandat i Forcave Speciale Shqiptare, Dritan Demiraj

Gjenerali shqiptar dhe ish-komandat i Forcave Speciale Shqiptare, Dritan Demiraj, përmes një postimi në facebook ka komentuar situatën e krijuar në Ukrainë, ku Rusia ka nisur pushtimin e saj.

Sipas tij, ajo që po ndodhë në Ukrainë është një nga krimet më të mëdha të shekullit 21.

Ai thotë se shteti ukrainas duhet të orientohet drejt organizimit të luftës guerile.

“Forcat e armatosura të Ukrainës, forcat speciale ushtarake, të shërbimit të inteligjencës, të policisë në bashkëpunim me forcat e rezistencës dhe popullsinë civile duhet të fillojnë urgjentisht organizimin e rezistencës në çdo rrugë, kryqëzim, bazë ushtarake, detare, ajrore, televizion, qytet, zone rurale, kufitare, etj me qellim rritjen e kostos së pushtimit të vendit të tyre. Në këto momente është jetike organizimi i luftës guerrile në çdo kohë, në çdo vend dhe me çdo mjet, në mënyrë që njësitë pushtuese ruse të mbahen gjithë kohen nën goditje, të ndihen të pasigurtë dhe të futen në panik”, shkruan Demiraj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ajo qe po ndodh ne Ukraine eshte nje nga krimet me te medha te shekullit te XXI.

Por ka akoma shprese, "dardha e ka bishtin prapa".

Lidershipi politik qendror dhe lokal ne Ukraine nen lidershipin e presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe kampionit te botes Vitali Klitscho jane shembulli me i mire rreth mobilizimit dhe organizimit te rrezistences se organizuar te armatosur kunder pushtimit te paprecedente te Ukraines.

Respekt, admirim dhe mbeshtetje maksimale per kete model lidershipi.

Forcat e armatosura te Ukraines, forcat speciale ushtarake, te sherbimit te inteligjences, te policise ne bashkepunim me forcat e rezistences dhe popullsine civile duhet te fillojne urgjentisht organizimin e rezistences ne çdo rruge, kryqezim, baze ushtarake, detare, ajrore, televizion, qytet, zone rurale, kufitare, etj me qellim rritjen e kostos se pushtimit te vendit te tyre.

Ne keto momente eshte jetike organizimi i luftes guerrile ne çdo kohe, ne çdo vend dhe me çdo mjet, ne menyre qe njesite pushtuese ruse te mbahen gjithe kohen nen goditje, te ndihen te pasigurte dhe te futen ne panik.

Eshte e papranueshme qe nje ushtri me më shume se 200.000 ushtarake te lejojne fluturimin e dhjetra helikoptereve te sulmit ne lartesi aq te ulet pa i demtuar dhe depertimin e autokolonave me mjete te mekanizuara dhe te blinduara pa organizuar nje rezistence me te forte.

Si perfundim, le te sherbeje ky pushtim si nje mesim i nxjerre per dy qeverite tona si ne Shqiperi dhe ne Kosove per krijimin e nje qasje gjitheperfshirese sa i perket fuqise ushtarake kombetare, rritjen e kapaciteteve luftarake, rritjen e fuqise ushtarake dhe krijimin e njesive te fuqishme.

Shqiperia dhe Kosova duhet te bashkepunojne shume me teper ne kete drejtim dhe te largohen nga modeli i kapaciteteve dhe stervitjeve ne lap-top dhe nga qasja "Jemi ne NATO dhe na mbron ajo".

Anetaresimi ne NATO eshte padyshim nje arritje e jashtezakonshme e qeverise se viteve 2005-2013, e cila u realizua per shkak te mbeshtetjes se Amerikes dhe reformave ne sektorin e mbrojtjes, por siç e dime te gjithe kemi shume per te bere ne kete drejtim.

Ne Aleance sot jane anetaresuar 30 vende, por shume prej tyre e kane sigurine kombetare prioritet absolut.

Se fundi, armatosja e Serbise dhe shfaqja e saj vazhdimisht me kercenime sa here qe merr porosi nga Rusia, duket te mos neglizhohet ne asnje moment.

Jemi me popullin e Ukraines ne keto momente shume te veshtira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat