Gjenerali shqiptar tregon fazat sesi nisi plani i Putinit ndaj Ukraninës: Loja s’ka filluar

Aktuale

Gjenerali shqiptar tregon fazat sesi nisi plani i Putinit ndaj Ukraninës: Loja s’ka filluar

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:26
Ukrainë, 26 shkurt 2022

Ish-komandanti i forcave speciale shqiptare Dritan Demiraj, tregon sesi ka nisur sipas tij, zbatimi i planit të Rusisë për pushtimin dhe bombardimin e Ukrainës. Ai thekson se para sulmeve ushtarake ka patur fillimisht sulme kibernetike, kjo duke nxjerrë jashtë funksionit sistemin e mbrojtjes ukrainase.

”Gjatë natës deri nga ora 12-01:00 Putin ka pasur Këshillin e Sigurisë dhe mendohet nga ora 1 ka dhënë urdhër për sulm. Nga ora 1 deri në 3 është aplikuar luftë kibernetike që ka nxjerrë jashtë funksionimit mjetet e komunikimit dhe të komandimit.

Së dyti, është nxjerrë jashtë funksioni sistemi i mbrojtjes ajrore. Më pas është aplikuar me sukses strategjia e luftës së sinjaleve. Pastaj ka filluar herët në mëngjes infiltrimi i njësive. Nga pjesa lindore kanë qenë brigadat speciale. Disa mijëra agjentë kanë qenë shumë aktiv në të gjithë territorin e Ukrainës.

Rreth 3 skuadrone Kamof-52 së bashku me artilerinë Tos 1 kanë përdorur raketat më të suksesshme që janë kalibër 1. Janë marrë komplet bazat ajrore. Objektivi strategjik i Putinit nuk është marrja e kontrollit të të gjithë Ukrainës, pasi e ka të pamundur. Loja s’ka filluar akoma”,-tha në ”Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat