Një person i vdekur, sot më shumë të shëruar se raste të reja me Covid-19

Aktuale

Një person i vdekur, sot më shumë të shëruar se raste të reja me Covid-19

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe 81 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 403 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

27 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 329 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.812.571 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.340 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 403 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.022.

Në total numri i rasteve aktive është 2.058.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat