MSH së shpejti propozon lehtësimin e masave antiCOVID, pritet të hiqet ora policore dhe të hapen klubet e natës

Aktuale

MSH së shpejti propozon lehtësimin e masave antiCOVID, pritet të hiqet ora policore dhe të hapen klubet e natës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ditëve në vijimi pritet të propozojë lehtësimin e masave antiCOVID.

Siç mëson media, Ministria e Shëndetësisë pritet të propozojë largimin e orës policore e po ashtu edhe do të lejohen së funksionuari edhe klubet e natës.

Lehtësimi i masave pritet të ndodhë pasi në vend ka pasur rënie të personave të infektuar me COVID-19.

Qeveria e Kosovës kishte ashpërsuar masat më datën 5 shkurt, ku pas orës 24:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Po ashtu, kufizime ka pasur edhe në sektorin e gastronomisë, ku ky sektor nuk është lejuar së vepruari pas orës 23:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat