Miftaraj: Policia, AKI-ja dhe Prokuroria duhet të zbulojnë nëse tre serbët e arrestuar ishin agjentë të shërbimit sekret serb

Aktuale

Miftaraj: Policia, AKI-ja dhe Prokuroria duhet të zbulojnë nëse tre serbët e arrestuar ishin agjentë të shërbimit sekret serb

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 23:50
Ehat Miftaraj

Të premten në Prishtinë janë arrestuar tre serbë të cilët u kapen në një nga lokalet duke blerë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Por, të njëjtit pas ndalimit prej 48 orë u liruan.

E lidhur me këtë rast Ehad Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova se institucionet që merren me zbatimin e drejtësisë duhet që të gjejnë mënyra në rrugë ligjore për të zbuluar nëse tre serbët ishin agjentë të shërbimit sekret të Serbisë.

“Ne e dijmë që po thuajse në çdo raport ndërkombëtar, në çdo raport të shoqërisë civile vazhdimisht potencohet se ka mungesë të koordinimit mes institucioneve që zbatojnë drejtësinë në këtë rast Policia, AKI-ja dhe Prokuroria. Dhe nëse kjo ka ndodhur për shkak të këtij keqkomunikimi unë besoj që institucionet kompetente do të duhet që të kërkonin brenda rrugëve ligjore pse ka ndodhur lirimi i tyre dhe nëse ka pasur bazë se të njëjtit kanë qenë agjent të sherbimit sekret serb apo kanë bërë veprimtari që mund ta cenojnë rendin kushtetues dhe juridik në Kosovë”.

Në anën tjetër gjatë një konference për media ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se vendimi i Prokurorisë është i çuditshëm, duke thënë se njëri nga të akuzuarit, sipas informacioneve, ka bashkëpunim me Rusinë.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata Ruse, individë të strukturave të Inteligjencës serbe, prandaj kanë mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Prokuroria i ka liruar në procedurë të rregullt dhe ky vendim është i çuditshëm, i befasishëm, për ne si Qeveri por edhe për qytetarët. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat