Ministri i Pushtetit Lokal vizitoi “Hidrodrinin”, konfirmon mbështetjen qeveritare për këtë kompani

Aktuale

Ministri i Pushtetit Lokal vizitoi “Hidrodrinin”, konfirmon mbështetjen qeveritare për këtë kompani

Më: 1 mars 2022 Në ora: 18:48
Foto nga takimi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, me ç’rast është pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes ing. Agron Tigani.

Sipas komunikatës, në takim është biseduar për sfidat, arritjet dhe sukseset e kompanisë dhe lidhshmëritë e funksionimit të Ndërmarrjes me komunat përkatëse të zonës së mbulueshmërisë.

“Me këtë rast në emër të KRU ‘Hidrodrini’, Kryeshefi Ekzekutiv ing. Agron Tigani ka falënderuar Qeverinë, respektivisht Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe personalisht ministrin Krasniqi për mbështetjen e dhënë financiare muaj më parë, për projektin e trajtimit të sistemit të ujit në rajonin e komunës së Deçanit”, thuhet në komunikatë.

Ministri Krasniqi ka konfirmuar mbështetjen ministrore për KRU “Hidrodrini” në bashkërendim të projekteve të përbashkëta me komunat e rajonit të mbulueshmërisë.

Gjatë takimit, palët janë dakorduar për bashkërendim të mëtejmë të kapaciteteve në shërbim të kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve të komunave që mbulon KRU “Hidrodrini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat