Publikohet skenari që tmerron serbët: Kështu BE-ja e qet “në kokërr të shpinës” Serbinë, e cila ka borxhe mbi 32 miliardë dollarë

Aktuale

Publikohet skenari që tmerron serbët: Kështu BE-ja e qet “në kokërr të shpinës” Serbinë, e cila ka borxhe mbi 32 miliardë dollarë

Nga: N. Sh. Më: 2 mars 2022 Në ora: 20:46
Aleksander Vuçiq

Një skenar i publikuar nga profeseroi Milazim Krasniqi, tregon se si BE-ja me sanksionet më të buta ‘mund ta qesin në kokërr të shpinës’ Serbinë.

Krasniqi shkruan në rrjetin social Facebook se, kjo mund të ndodh nëse Serbia nuk i bashkohet BE-së dhe SHBA-së.

Ai tutje shprehet se, Serbia ka borxh të jashtëm mbi 32 miliardë dollarë.

E siaps tij, me sanksione mund të bllokohet eksperti serb që shkon drejt BE-së e që është mbi 70%.

“Disa teza për Serbinë/ 2. Njëra nga mjetet për ta frenuar Serbinë rusofile është destabilizimi i vetë Serbisë. Nëse Serbia nuk i bashkohet Bashkimit Europian dhe SHBA-së në sanksionet kundër Rusisë, destabilizimin e vet e ka të pashmangshëm”, shkruan ai.

“Sanskionet më të buta që mund t’ia vendosin nga BE, Serbinë e qesin në kokërr të shpinës. Pse? Sepse eksportet e Serbisë, mbi 70%, shkojnë në tregun në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, borxhi i jashtëm i Serbisë është mbi 32 miliardë dollarë. Nëse i bllokohen eksportet, Serbia nuk arrinë të shlyejë as borxhet. Dhe kollapsin e ka të paevitueshëm. Qat’herë ngihen me nanën Rusi!”, shkruan profesori Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat