Zëvendësministri i Mbrojtjes tregon a do të ketë bazë të përhershme ushtarake të SHBA-së në Kosovë

Aktuale

Zëvendësministri i Mbrojtjes tregon a do të ketë bazë të përhershme ushtarake të SHBA-së në Kosovë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Një nga temat që u trajtua në edicionin e sontëm të Rubikonit është edhe ndërtimi i bazës së përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, kërkesë kjo e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.

Lidhur me këtë zëvendësi i tij Shemsi Syla, tha se administrata e SHBA-së është duke e shqyrtuar një mundësi të tillë.

Syla tha se ndërtimi i kësaj baze do t’i ofronte qytetarëve më shumë siguri.

“Po, ministri e ka ngritur disa herë. Bile në dy-tri takime që i ka patur në Amerikë e ka ngritur këtë çështje në nivelet më të larta në Amerikë dhe kërkesën tonë e kanë mirëpritur dhe janë duke e shqytuar dhe ne po presim përgjigje. është një kërkesë shumë e qëlluar një kërkesë që e ka shtyer ministri me të madhe. Vende dhe potenciale kemi me të cilat kishte mundur të bëhet baza dhe do të ishte një fitore tjetër e jona, meqenëse është e rëndësishme në shumë drejtime po të bëhej një bazë ushtarake në Kosovë. Tek masa, tek populli do të krijontë një siguri”.

Numri dy i mbrojtjes në Kosovë shtoi se ushtria e Kosovës është e gatshme të iu del në ndihmë NATO-s dhe KFOR-it kur ata të kenë nevojë.

“Ne jemi në bashkëpunim dhe çfarëdo që të kërkojë NATO-ja dhe KFOR-i këtu ne do të jemi të gatshëm që me njësitet tona të përgatitura sidomos sa i përket refugjatëve ne kishin një përvojë të mirë me organizimin e refugjatët nga Afganistani. Dhë njësitet tona mund të jenë në dispozicion për çfarëdo kërkese që ata bëjnë sepse më shumë se amerikanët që kemi bashkëpunuar që nga fillimi askush nuk e di se ku mund të japim kontribut më së shumti”.

“Ne jemi të gatshëm, ne edhe kemi ofruar gatishmërinë tonë që nga dita e parë kur ka plasur kriza atje dhe jemi të gatshëm të ofrojmë me ato mundësi që i kemi por njëkohësisht i llogarisim edhe potencialet. Kemi njësi të cilat mund t’i përgjigjen krizës, mund t’i përgjigjen situatave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat