Në kullën e Jasharëve/ Nipi i Agim Ramadanit i ndan 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Aktuale

Në kullën e Jasharëve/ Nipi i Agim Ramadanit i ndan 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Nga: P.R Më: 6 mars 2022 Në ora: 12:29
Ramush Haradinaj, Rifat Jashari dhe Muhamet Ajrullahu

Ditë më parë është themeluar Fondi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku tashmë në këtë fond kanë filluar që të deponohen para nga të gjithë shqiptarët, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e diasporë.

E sot, gjatë një vizitë në Kullën e Jasharëve, nipi i heroit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu, ka vendosur që të jap 138 mijë euro donacion për Fondin e Sigurisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Pikërisht në ditët e Epopesë së UÇK-së, ditë kujtimi e reflektimi, Fondit të Sigurisë, do t'i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim Ramadani. Ky është shembull për t'u ndjekur nga të gjithë. Të dashur bashkëkombas, kudo që jetoni, në Kosovë dhe diasporë, vazhdoni kontributin tuaj për Fondin e Sigurisë, sepse kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar Atdheun dhe siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij”, ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat