Kurti e Nagavci vizitojnë shkollën “Elena Gjika”, premtojnë përkrahje e presin rezultate të mira

Aktuale

Kurti e Nagavci vizitojnë shkollën “Elena Gjika”, premtojnë përkrahje e presin rezultate të mira

Më: 7 mars 2022 Në ora: 10:20
Arbërie Nagavci dhe Albin Kurti

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë.

Aty Kurti e Nagavci u pritën nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët kishin përgatitur edhe një performancë të shkurtër muzikore për nder të kësaj dite.

Kryeministri Albin Kurti tha se rinia e sotme janë e tashmja e vendit dhe fëmijët ende të pa lindur janë e ardhmja e vendit.

Ai tutje i urojë 7 marsin të gjithë mësimdhënësve duke iu premtuar mbështetje dhe përkrahje.

“Kemi nevojë mbi të gjitha për arsim cilësor. Arsimi varet sa nga nxënësit, mësimdhënësit por edhe nga shteti. Nëse nëna është nëna e parë, mësuesja është nëna e dytë. Andaj ne do të jemi bashkë me MASHT-in dhe Arbërie Nagavcin sa më pran jush në mënyrë që të ju ndihmojmë dhe mbështesim ë edhe mësimdhënësit t’i kenë kushtet e mira. Nëse nxënësit nëpër shkolla na dalin gjithnjë më të zot e të dijshëm atëherë e ardhmja jonë është shumë më e mirë”, tha Kurti.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke uruar mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, tha se është ndarë buxheti për mësimdhënësit që kanë probleme shëndetësore.

“Kam kënaqësinë që të jemi bashkë me kryeministrin Kurti. Ndryshe prej mësimdhënësve të vendeve tjera kanë pasur barrën që të ngjallin edhe ndjenjat e atdhedashurisë. Sakrifica e gjeneratave të tjera na mundëson që edukimin për fëmijët tani ta bëjmë në kushte më të mira. Andaj edhe unë jam e bindur që kujtimet që ju i leni tek nxënësit janë të pashlyera në memorien e secilit nxënës”.

“Uroj që kujtimet e nxënësve për ju të jenë më të mira dhe të jenë një model i mirë. Jemi të vetëdijshëm se përtej çdo infrastrukture dhe politike jeni ju ata qe do ta arrini suksesin tek nxënësit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat