Sot në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimin për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka mirëpritur këtë vendim duke thënë se shteti jonë është gati dhe se anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte dhe mbetet prioriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.
Postimi në Facebook:
Edhe një lajm i shumëpritur,
Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, morëm vendimin për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte dhe mbetet prioriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.
Në momentumin e ri gjeopolitik, kam besimin e plotë se, aleatët tanë vendimmarrës më në krye SHBA-në, do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit tonë.
Republika e Kosovës është gati!
Institucionet e Republikës së Kosovës janë gati!
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, jemi gati!
Si anëtare e NATO-s në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.
#KosovoInNATO