Kreu i Skenderajt tregon si u gjobit qendra tregtare për shkak të dyfishimit të çmimit

Aktuale

Kreu i Skenderajt tregon si u gjobit qendra tregtare për shkak të dyfishimit të çmimit

Më: 10 mars 2022 Në ora: 23:58
Fadil Nura

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka treguar për një rast kur bashkë me Drejtorinë e Inspeksionit kanë gjobitur një qendër tregtare, pasi që e njëjta kishte dyfishuar çmimin e artikullit.

“Sot në mëngjes, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit, kemi marrë aksion të përbashkët për kontrollin dhe verifikimin e çmimeve, me ç’rast kemi hasur në një qendër tregtare që ka manipuluar me çmimet, dhe dy orë pasi e kemi publikuar vendimin, ajo qendër tregtare e ka rikthyer çmimin e mëparshëm”, tha Nura.

Nura tregoi se kjo qendër tregtare, emrin e së cilës nuk e përmendi për shkak të etikës së të bërit biznes, tha se kishte dyfishuar çmimin e produktit.

“Ky veprim më bën të ndihem mirë sepse ka aktivizuar edhe organet qendrore, në këtë rast është aktivizuar edhe Prokuroria e Shtetit”, tha Nura.

Ndërkohë, Nura tha se për momentin çmimet janë të nivelizuar, dhe se nuk ka ndonjë lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat