Ish komandanti i UÇK-së: 3.5% të pagave mujore duhet të shkojnë për buxhetin e Ushtrisë, urgjentisht të miratohet ligji

Aktuale

Ish komandanti i UÇK-së: 3.5% të pagave mujore duhet të shkojnë për buxhetin e Ushtrisë, urgjentisht të miratohet ligji

Nga: M.L. Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Ish komandanti i Njësitit Policor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha ka dalë me një kërkesë për Kuvendin e Kosovës rreth buxhetit për ushtrinë.

Hoxha në një postim në Facebook ka shkruar se po kërkon miratimin e ligjit për buxhetin e ushtrisë 3.5 % nga paga mujore e punëtorëve në vend dhe në diasporë.

Kërkesë kuvendit të Kosovës. Liria ka çmim! Urgjentisht të miratohet në Kuvendin e Kosovës ligji për buxhetin e ushtrisë 3,5% ( BUXHETI LIRISË) nga paga mujore e punëtorëve në vend dhe në diasporë! Shpejt kemi harruar çmimin e lirisë, liria ka çmim të lartë, u kujtohen sa vite kanë vepruar aktivistet shqiptarë në vend dhe diasporës në lëvizje ilegale për liri u kujtohen të burgosurit politik u kujtohen vrasjet dhe luftimet familjare për mos ti dorëzuar armët për ta mbrojtur lirinë e tyre!

Në çmim të lirisë hyjnë edhe ushtarët shqiptarë të vrarë në ish ushtrinë vrasjet në burgje, liria kushton me protesta te minatorëve, me nxënës e studentë të helmuar dhe të vrarë në demonstrata, në çmim të lirisë janë aktivitetet paralele në shkollim, shëndetësi, politikë , në çmim të lirisë hyn buxheti i 3% dhe vendlindja thërret , në çmim të lirisë janë luftëtarët e UÇK-së, aktivistet e tyre, mbështetesit për ushtri, dëshmorët, invalidët, veteranët e UÇK-së, çmimin e lirisë e paguan gratë, vajzat e torturuara, të dhunuara, në çmim të lirisë janë të zhdukurit tanë që ende nuk dimë ku i kanë eshtrat, në çmim të lirisë janë e tërë pasuria private e shtetërore që u djeg dhe u shkatërrua nga okupatori serb!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Ai ka theksuar se në faturën e lirisë tonë janë shpenzimet dhe investimet e tërë botës në bombardimet e NATO-s dhe ndihmat humanitare.

Sipas tij, Kosova nga viti 1999 ka ndërprerë investimet në liri gjë që është gabim i madh.

Liria ka çmim shumë të qartë, liria ka emër e ai është populli!

Nuk kemi paguar njëjtë çmimin e lirisë, më së shtrenjti e paguan dëshmorët, të zhdukurit dhe familjet e tyre.

Pra në qe nga liria, nga viti 1999 kemi ndërpre investimet në Liri kjo është gabim i madh, liria kushton shumë për ta fituar, por kushton edhe të ruhet dhe të sigurohet.

Nuk na i duan të gjithë lirinë shumë kanë investuar armiqtë tanë për të na e marrë lirinë e ne nuk kemi vepruar asgjë për ta mbrojtur lirinë e shtrenjtë të fituar edhe me ndihmën e të tjerëve”, ka nënvizuar ai.

Ish komandanti ka rikujtuar se BE ndanë 3% kurse USA 4% të buxhetit shtetëror për ta mbrojtur lirinë!

“Lirinë vështirë është me fitua por vështir është edhe me mbajtë atë! Pra urgjentisht të miratojmë ligjin dhe t`i ndajmë nga 3,5 % nga paga për buxhet të LIRISË, deri sa te jemi të sigurt se mundemi ta mbrojmë vet lirinë dhe integritetin ton territorial!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat