Stavileci: Gjatit vitit 2021, Kosova nuk ka pasur asnjë import të miellit apo grurit nga Ukraina

Aktuale

Stavileci: Gjatit vitit 2021, Kosova nuk ka pasur asnjë import të miellit apo grurit nga Ukraina

Më: 11 mars 2022 Në ora: 20:44
Adriatik Stavileci

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka folur rreth ngritjes së çmimit të produkteve ushqimore.

Sipas tij, gjatë vitit 2021, Kosova nuk ka pasur asnjë import të miellit nga Ukraina.

“Gjatë vitit 2021 nuk kemi pasur asnjë import apo produkt të miellit apo të grurit me origjinë nga Ukraina”, tha ai.

Stavileci ka thënë se gjatë vitit të kaluar, importi i vajit ka qenë rreth 1.11 cent, ndërsa çmimi maksimal gjatë atij viti ka arrit në 1.45 cent.

Sipas tij, gjatë këtyre dy muajve të fundit të këtij viti në Kosovë, vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim nga 1.22 cent deri në 1.45 cent.

“Sot e kemi bërë një analizë të vajit dhe kemi vërejtur që vitin e kaluar kemi pasur mjaft import të vajit rreth 17 milionë litra ka qenë ku çmimi i këtyre litrave në produktet e importit ka qenë rreth 1.11 cent ndërsa çmimi maksimal gjatë vitit të kaluar ka arrit në 1.45 cent. Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë këtij viti të këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat