​Inspektimet në markete, u shqiptuan 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje dhe 9 sekuestrime

Aktuale

​Inspektimet në markete, u shqiptuan 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje dhe 9 sekuestrime

Më: 11 mars 2022 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut, bashkë me Inspektorët e ATK-së, Inspektorët komunal dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar në të gjithë vendin.

Ku në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme. 

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje, si dhe 9 sekuestrime.

“Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat