Prestreshi: Mund të ketë marrëveshje mes importuesve dhe marketeve për t’i rritur çmimet

Aktuale

Prestreshi: Mund të ketë marrëveshje mes importuesve dhe marketeve për t’i rritur çmimet

Më: 12 mars 2022 Në ora: 09:12
Valon Prestreshi

Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka folur rreth ngritjes së çmimeve të produkteve kohëve të fundit.

Prestreshi ka thënë se mund të ketë koordinim mes importueseve dhe supermarketeve për t’i rritur çmimet.

“Në dukje të parë mund të ketë një koordinim apo marrëveshje mes importuesve apo edhe të supermarkteve ndërmjet njëra tjetrës për t’i rritur çmimet për të përfituar jo të drejtë dhe jo të ndershme e që rrjedhimisht mund të bije ndesh me ligjin për mbrojtjes e konkurrencës dhe me Kodin Penal të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Prestreshit, ngritja e çmimeve po ndodh pasi Autoriteti i Konkurrencës është jashtë funksionit që 10 muaj.

“Kjo është një problem i madh sepse institucioni kryesor i cili do të udhëhiqte këtë çështje dhe ti kishte në dispozicion si mbrojtje prokurorinë dhe inspektoratin e shtetit, fatkeqësisht Autoriteti i Konkurrencës është jashtë funksionit që 10 muaj dhe kemi një ngritje të çmimeve anormale”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se kyeministri i ka propozuar disa emra anonim dje apo pardje.

“Disa prej tyre fatkeqësisht mund të jenë pronarë të një kompanie, që është e ndaluar me ligj. Gjithashtu një person është edhe pensionist. Është emëruar apo ka dalë për emërim në pension. Mund të ketë anime politike, mund të jetë sepse dëshiron të emërojë njerëz të dëgjueshëm. Mund të jetë edhe kapje e shtetit. Kryeministri i ka propozu emrat. Sa e pashë unë në Kuvend janë 28 pika të rendit të ditës. Mund të zgjas deri në tre muaj. Por, edhe nëse e bëjnë për me fillu një procedurë merr kohë deri në 10 muaj. Për këtë situatë mund të gjobiten kompanitë tek në vitin e ardhshëm. Shpresoj që sa më shpejt të funksionalizohet Autoriteti Kosovar i Konkurrencës”, është shprehur Prestreshi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat