Krasniqi tregon pse mblodhi dje kryesinë dhe deputetët e PDK-së

Aktuale

Krasniqi tregon pse mblodhi dje kryesinë dhe deputetët e PDK-së

Më: 15 mars 2022 Në ora: 18:15
Krasniqi, dje në një takim të përbashkët me anëtarët e kryesisë dhe deputetët e grupit parlamentar të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dje në një takim të përbashkët me anëtarët e kryesisë dhe deputetët e grupit parlamentar të PDK-së kanë diskutuar për, siç thonë, shumë tema të interesit qytetar, shtetëror e partiak.

Krasniqi është shprehur se zhvillimet politike në vend, rajon dhe Evropë, situata e sigurisë, kriza ekonomike, shqetësimet e qytetarëve në raport me rritjen e çmimeve të produkteve, janë tema që duhet të trajtohen seriozisht dhe me prioritet.

“Bashkë folëm edhe për përgatitjet rreth themelimit të Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, i cili do të finalizohet së shpejti.

Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës në Kosovë, mbetet e përkushtuar që krahas reformave dhe angazhimit të bazuar në kompetencë, të ofrojë alternativa të mirëfillta qeverisëse e transformuese për vendin”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat