Nesër varroset gruaja nga Kosova që u vra nga burri i saj në Zvicër

Aktuale

Nesër varroset gruaja nga Kosova që u vra nga burri i saj në Zvicër

Më: 16 mars 2022 Në ora: 19:57
Besjana (Agron) Rama

Nesër do të varroset 32-vjeçarja nga Kosova që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër.

Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e fshatit Shishman në Gjakovë.

Lajmi për ditën e varrimit u bë nga familjarët e të ndjerës.

“Me dhimbje te madhe ju njoftojm se neser me dat 17.03.2022 ne ora 14:00 ne fshatit shishman do bëhet vorrimi i të ndjeres Besjana (Agron) Rama”, thuhet në njoftimin e familjarit.

Në fundjavën që shkoi, një 35-vjeçar është arrestuar në Rappersëil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij.

Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat