14 deputetë të LDK-së dhe PDK-së që nuk morën pjesë në votimin për Kodin e ri Civil

Aktuale

14 deputetë të LDK-së dhe PDK-së që nuk morën pjesë në votimin për Kodin e ri Civil

Më: 16 mars 2022 Në ora: 20:01
PDK, LDK

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Kodin e ri Civil. Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.

Në sallë ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre s’kanë votuar fare.

Në mesin e deputetëve që nuk morën pjesë në votim janë ligjvënësit e LDK-së dhe PDK-së që ishin të pranishëm.

Kuvendarët e LDK-së që ishin prezent në parlament e që nuk votuan janë: Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Driton Selmanaj, Armend Zemaj dhe Kujtim Shala.

Kurse ata të PDK-së janë: Abelard Tahiri, Blerta Deliu-Kodra, Eliza Hoxha, Ganimete Musliu, Hajdar Beqa, Isak Shabani, Rashit Qalaj dhe Ariana Musliu-Shoshi.

Gjatë ditës kur edhe pati diskutime në lidhje me këtë kod, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se të drejtat e njeriu janë të secilit njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat