Dështoi miratimi i Kodit Civil, Albana Bytyqi: Mbrojtëm familjen tradicionale

Aktuale

Dështoi miratimi i Kodit Civil, Albana Bytyqi: Mbrojtëm familjen tradicionale

Më: 16 mars 2022 Në ora: 20:24
Albana Bytyqi dhe Ramush Haradinaj

Disa nga deputetët e AAK-së kanë dalë kundër Projekt-Kodit Civil në seancën e sotshme.

Nga 61 deputetë sa kanë votuar, pesë nga radhët e AAK-së ishin kundër.

Bekë Berisha, Pal Lekaj, Albana Bytyqi, Time Kadriaj, Besnik Tahiri ishin në mesin e atyre që votuan kundër.

Deputetja Albana Bytyqi ka thënë se me votën kundër projektkodit civil kanë mbrojtur familjen tradicionale.

Kjo pasi në projektligjin e ri për Kodin Civil parashihej që të lejoheshin martesat e gjinisë së njëjtë.

"Nuk kalon projektligji per kodin civil në të cilin rregullohet martesa mes gjinisë së njejtë.

Me shumicë votuam në mbrojtje të Familjes Tradicionale , asaj që na garanton vazhdimësia e Kombit", shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat